-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Portugalia në krah të Kosovës për liberalizimin e vizave pa kushte të reja

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në zyrën e tij delegacionin parlamentar nga Portugalia të përbërë nga Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, deputeti Sergio Sousa Pinto, Koordinatori Politik i Partisë Socialdemokrate dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme, deputeti Tiago Moreira de Sa dhe këshilltari i Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, Raul Oliveira. Ata po qëndrojnë në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Duke folur në emër të delegacionit, deputeti nga radhët e Partisë Socialiste, e cila drejton Qeverinë e Portugalisë nga viti 2015, Sergio Sousa Pinto, tha se së bashku me deputetin de Sa, që vjen nga radhët e Partisë Social Demokrate, përfaqësojnë konsensusin nacional të Portugalisë sa i përket rajonit.

Si vend mik dhe aleat i Kosovës, ai konfirmoi mbështetjen e Portugalisë drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euro-atlantike, BE dhe NATO. Në takim u tha se Portugalia gjithashtu mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën pa kushte të reja.

Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë delegacionit portugez dhe falënderoi Portugalinë për mbështetjen e hershme dhe të vazhdueshme ndaj vendit, popullit dhe shtetit tonë, veçanërisht në fushën e sigurisë nëpërmjet trupave të saj në kuadër të misionit të KFOR-it.

Ndër të tjera, siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti foli për rolin e rëndësishëm që Portugalia mund të luajë në raport me vendet mosnjohëse, me theks te Spanja dhe Brazili.

Sa i përket marrëdhënieve të mira dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë, kryeministri Kurti bëri ftesë për rritje të shkëmbimeve tregtare, kulturore dhe ekonomike teksa e njoftoi delegacionin me indikatorët më të fundit ekonomikë dhe demokratikë të vendit si dhe mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit