-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Topi i Artë”, disa kuriozitete dhe fakte pikante rreth trofeut më të lakmuar nga futbollistët

Kryesoret

Benzema ishte fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2022, pas një sezoni fantastik me Realin e Madridit.

Më poshtë po ju rendisim disa nga kuriozitetet dhe faktet më interesante të këtij trofeu.

– Trofeu në fjalë u “qëndis” nga dyshja e shkrimtarëve sportivë si Gabriel Hanot dhe Zhakues Ferran.

– Sokol Kushta është i vetmi futbollist shqiptar që është nominuar dhe ka marrë pikë në këtë event në vitin 1998.

– Trofeu ka formën e një topi të vërtetë ngjyrë ari. Vlera e tij shkon rreth 3.000 euro.

– Përmasat janë 31 cm lartësi dhe 23 cm diametër. Ndërsa pesha e tij nuk shkon më shumë se 7 kg, e bërë me dy pllaka bronzi të ngjitura së bashku për të krijuar formën e topit, i cili është i mbushur me një material të ngjashëm me dyllë dhe nga jashtë është i larë me ar.

– Stenli Methju i Anglisë arriti të shënonte emrin si fituesi i parë në lidhje me këtë trofe në vitin 1956;

– Lionel Mesi mban rekord si lojtari më triumfator me 7 të tillë, i ndjekur nga Kristiano Ronaldo me 5, Van Basten, Platini dhe Krujf mbyllin podiumin e treshes me nga 3.

– Zhorzh Ueah ishte i pari joeuropian (nga Liberia) që e fitonte në 1995-ën, kur trofeu u hap dhe për lojtarët joeuropianë;

– Lev Jashin arriti ta fitonte në rolin e një portieri, si i vetmi i këtij profili në 1963-shin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit