Policia e Beratit ka arrestuar një 58-vjeçar pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Sipas policisë R.O 58 vjeç, banues në Berat, u arrestua në flagrancë pasi u kap nga jashtë banesës, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.