Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një vizitë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në takim ka qenë e pranishme drejtuesja Irena Gjoka, por edhe gjyqtarë të tjerë. Ende nuk dihet se cfarë është biseduar konkretisht mes ambasadores dhe gjyqtarëve.
Publikisht, mbështetja e ambasadores asnjëherë nuk ka munguar për gjyqtarët dhe prokurorët.