-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bushati drejtuar qeverisë: Në 8 muaj keni harxhuar 330 mln euro

Kryesoret

Deputeti i PD-së Helidon Bushati deklaroi nga foltorja e Kuvendit se në vetëm 8 muaj janë harxhuar 330 milionë euro për të blerë energji.

Duke akuzuar qeverinë, demokrati theksoi se nuk ka krizë energjetike, por keqmenaxhim.

“Ti thua HEC-et i kemi paguar sa frëngu pulën. Ti ke përfituar 530 mln euro. Ato të dhanë 54% të prodhimit. Të gjitha janë gënjeshtra. K Këtu nuk ka krizë energjetike, por keqmenaxhim energjetik. Ne në 2021 kemi prodhuar 8.9 terravat.

Pra, kemi prodhuar më tepër. Padyshim që duhet të shkojmë në treg për të importuar. Ajo varion nga viti në vit, prodhimi. Çfarë keni bërë ju për të parandaluar këtë gjë

? Ju referuat BE. Në të gjithë progres raportet, BE thotë; diversifikimi i burimeve të energjisë. Ju ça keni bërë? Në 3 vite, superarritje, 5 megafotovoltaik të ndërtuar nga KESH në digën e Vaut të Dejës.

Në 3 vite keni vënë në funksionim vetëm 5 mega. Mbajeni, duke treguar historia për Karavastanë dhe Spillen. Ju nuk keni bërë asgjë për diversifikimin. Është çelësi i situatës sonë. Sikur të kishin lëshuar ato licenca, s’do kishim probleme. Është problem financiar. Në tregjet europiane çmimi i energjisë elektrike lidhet me çmimin e gazit. Ka lidhje të ndërsjelltë në bursa.

S’kemi lidhje me gazin. Janë harxhuar 330 milionë euro për të blerë energji. Shqipëria nuk e lidh çmimin e energjisë me gazin. Është vjedhja që i është bërë sistemit energjetik. Është mungesa e vizionit.

Duke iu referuar TEC-it të Vlorës, ne e ndërtuam atë. Ju e dini se ekspertët bënë kalkulime të gabuara. Duheshin jo më tepër se 15 mln euro për ta vënë në funksionim. Ke harxhuar 330 mln euro në 8 muaj për të blerë energji. S’i gjetet 145 mln për të vënë në funksionim TEC-in e Vlorës në vend që të marrësh anije nga Kongo. Kjo është gjëja më e pavërtetë, që ia shisni publikut në ato që i quani banaqe.”, tha Bushati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit