-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dha dorëheqjen pas 44 ditësh, ja çfarë tha Truss për largimin

Kryesoret

Liz Truss është kryeministrja më jetëshkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo që u vu re në fjalimin e dorëheqjes ditën e some ishte edhe koha e pakët.

Truss foli vetëm për 1 minut e 30 sekonda, përpara publikut britanik, ku tregoi shumë shkurt arsyet e dorëheqjes.

“Erdha në detyrë në një kohë të paqëndrueshme ekonomike dhe politike. U zgjodha nga konservatorët për ta ndryshuar këtë situatë. Duke parë situatën, unë nuk mund të përmbush mandatin me te cilin konservatorët më besuan. Do të qëndroj deri në detyre deri sa të zgjidhet një pasues tjetër”, tha Liz Truss.

Fjalimi i paraardhësit të saj Boris Johnson ishte katër herë më i gjatë, me gjashtë minuta e nëntë sekonda.

Theresa May kaloi gjashtë minuta e 25 sekonda në foltoren e Downing Street, duke u konsideruar si një fjalim që do të mbahet mend. Ajo qau gjatë kohës që fliste për pozicionin dhe arsyet e dorëheqjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit