Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, nga foltorja e kuvendit, i ka bërë thirrje dhe një herë qeverisë të mos vjedh por të punojë për popullin.
Gjithashtu ai tha se në hidrocentralet e vendit po prodhoheshin kriptomonedha Bitcoin dhe jo energji elektrike.
“Unë fshatar nga Peqini nuk kam çfarë të them kur flet dragoi.Të flasin pak më shkoqur më qartë. Ore me të vërtetë besoni tek gjithë këto lloqet që diskutoni këtu në kuvend. Mo rreni po se është turp. Mos vidhi dhe dalin lekët për popullin. Tetë vjet mushët xhepat këto katër vjet punoni për popullin e thjeshtë. Mos harroni inceneratorët e pyetja ishte për atë që iku, a prodhon energji inceneratori i Elbasanit, thatë do na ndihmojë dhe do prodhojë energji. Jo. Pse? Se ka ikur në drejtim të paditur tjetri. A e dini ju edhe kur fola për naftën që bëhet kontrabandë filluat me arsyetime kur të jepni shifra nga poshtë. I bëj thirrje autoriteteve të hetojnë ke filluar nga drejtuesit e OSHEE, dhe HEC-eve që prodhojnë Bitcoin që harxhon sa një qytet i tërë. Bitcoini po I pasuron këta drejtues institucionesh,” tha Sula.