Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me bllokimin që policia i ka bërë biznesit të deputetit të PD-së, Agron Shehaj. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Tedi Blushi thotë se Edi Rama ka nisur sulmet politike kundër të bizneseve të ndershme, të identifikuara nga patronazhistët si mbështetëse të opozitës shqiptare.
Teksa dënon sjelljen e policisë, Blushi thekson se sulmi sot ndaj biznesit të Shehajt është bërë pa një urdhër nga Prokuroria apo Gjykata.
“I bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga sulmet ndaj bizneseve të ndershme dhe të ligjshme, të cilat nuk i shikon si mundësi për zhvillimin e vendit, por i shikon si rrezik për bandën e tij, shkruan Blushi.
Blushi thotë se oligarkët e lidhur me qeverinë dhe pushtetin nuk paguajnë taksa dhe nuk njohin asnjë gjobë, ndërsa bizneset e ndershme janë terrorizuar.