-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim: Rusia ka marrë dronë nga Irani

Kryesoret

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të SHBA-së, në Shqipëri Yuri kim përmes një deklarate në Twitter bëri me dije se Rusia ka marrë dronë nga Irani të cilët po përdorën për të goditur civilët dhe infrastrukturën.

Kim theksoi se dronët janë në kundërshtim me rezolutën e OKB-së.

Postimi

Sot, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës në ngritjen e çështjes së transferimit të UAV-ve nga Irani në Rusi në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku anëtarët e Këshillit morën informime ekspertësh nga Sekretariati i OKB-së mbi raportet e transferimit të këtyre armëve të rrezikshme.

Ne shprehëm shqetësimet tona të rënda për blerjen nga Rusia të këtyre UAV-ve nga Irani në kundërshtim me rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, deklaroi DASH.

Sipas deklaratës, Shtetet e Bashkuara filluan të paralajmërojnë në korrik se Irani po planifikonte të transferonte UAV në Rusi për t’i përdorur në luftën brutale të Rusisë kundër Ukrainës dhe tani kemi prova të bollshme që këto UAV po përdoren për të goditur civilët ukrainas dhe infrastrukturën kritike civile.

Ndërsa Irani vazhdon të gënjejë dhe të mohojë ofrimin e armëve Rusisë për përdorim në Ukrainë, ne jemi të përkushtuar të punojmë me aleatët dhe partnerët për të parandaluar transferimin e armëve të rrezikshme në Rusi.

Ne nuk do të hezitojmë të përdorim sanksionet tona dhe mjete të tjera të përshtatshme për të gjithë të përfshirët në këto transferime.

Ne gjithashtu do të vazhdojmë të shtojmë ndihmën e paprecedentë të sigurisë për Ukrainën, duke përfshirë aftësitë e mbrojtjes ajrore, në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet nga këto armë”, ka theksuar DASH.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit