Greva e personelit të trafikut ajror në Itali ka sjellë pezullimin e fluturimeve edhe drejt Tiranës për ditën e sotme. Aeroporti i Tiranës njofton fluturimet që pezullohen për ditën e sotme.
“TIA njofton se si pasojè e grevès sè personelit tè trafikut ajror nè Itali, fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Italisè ( Bari, Bolonja, Ankona, Bergamo, Verona, Milano Malpensa, Genova, Rimini,Roma) pèr n Aeroportin Nderkombetar te Tiranès (TIA) do tè anullohen per ditèn e sotme.
Nga ky njoftim pèrjashtohen: Fluturimet Ambulance, Medvac, Fluturimet e Kerkim shpètimit, Fluturimet Humanitare. Ju lutemi pasagjerève qè kanè fluturim sot drejt destinacioneve tè mèsipèrme tè komunikojnë paraprakisht me kompanitè ajrore respektive pèr tè verifikuar statusin e fluturimit tè tyre para se tè nisen pèr nè aeroport” mbyllet njoftimi.