-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

India gjobit Google-in për praktika të padrejta

Kryesoret

Autoritetet në Indi e kanë gjobitur gjigantin teknologjik, Google me 161 milionë dollarë për përdorim të platformës Android, për të dominuar tregun.

Rregullatori shtetëror i Konkurrencës, ka akuzuar Google-in për nënshkrim të “marrëveshjeve të njëanshme” me prodhuesit e telefonave të mençur, për të siguruar dominimin e aplikacioneve të saj.

Ky institucion ka kërkuar që Google të heqë dorë nga praktikat e tilla.

Google ende nuk e ka komentuar gjobën dhe akuzat.

Sipas deklaratës, praktikat që Rregullatori i ka konsideruar të dëmshme, i kanë dhënë kompanisë Google qasje të vazhdueshme në të dhënat e përdoruesve dhe mundësi për reklamim.

Ky rast është i ngjashëm me gjobën që i është vënë kompanisë Google në Evropë, në vlerë të pesë miliardë dollarëve, pse ka përdorur sistemin operator Android për të fituar përparësi në treg./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit