Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin.
“Kemi diskutuar çeshtjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, përfshirë situatën në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.
Vladimir Putin ka qenë i hapur për negociata me Ukrainën që nga fillimi, ka pohuar Kremlini, duke shtuar se “asgjë nuk ka ndryshuar” në lidhje me këtë.
Deklarata e Zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov erdhi menjëherë pas deklaratës së presidentit turk. Rexhep Tajip Erdogan, më herët tha se presidenti rus dukej se ishte “më i hapur ndaj negociatave” se në fillim./The Guardian