Partizani ka arritur një fitore fantastike me rezultatin 1-4 përballë Teutës në transfertë, në javën e 9-të të Superiores.
Sfida nisi mjaftë mirë për “Demat”, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 2’ me Hotin. Menjëherë pas këtij goli, loja u ndërpre për shkak të ikjes së dritave të cilat munguan për rreth 5 minuta.
Në minutën e 16’ ishte Gruda ai që barazoi momentalisht për durrsakët, deri pas 6 minutash, kur Da Silva kaloi miqtë sërish në avantazh. Në minutën e 24’, ishte sërish Hoti ai që realizoi për “Demat”, duke i çuar shifrat në 1-3.
Vendasit u përpoqën të reagonin, por në minutën e 75’ Skuka i dha goditjen përfundimtare, duke siguruar tre pikët për skuadrën e Kolelës. Kështu Partizani vazhdon të udhëheqë kampionatin me 19 pikë, ndërsa Teuta qëndron në vendin e parafundit me 7 pikë.