Eksperti i lartë i OKB-së, Ian Fry, deklaroi se të drejtat e njeriut po “cenohen” si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Lajmi u bë i ditur nga gazeta britanike “Independent”, duke cituar raportin e paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Raportuesi Special i OKB-së për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kontekstin e ndryshimeve klimatike u shpreh se kjo përfshin një seri te drejtash.
Në të mund të përmendim të drejtën për jetën, shëndetin, ushqimin dhe zhvillimin.
Fry deklaroi se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit janë “kërcënimi më i përhapur” për botën dhe se shoqëritë më të varfra po paguajnë çmimin më të rëndë.
Ai vërejti se mosveprimi i ekonomive të zhvilluara dhe korporatave të mëdha për të marrë përgjegjësinë për reduktimin drastik të emetimeve të gazrave të tyre serë ka çuar në kërkesa për “kompensime klimatike” mbi humbjet e shkaktuara.
Fry gjithashtu shtoi se veprimet për të reduktuar emetimet e gazeve serë ishin “të papërshtatshme” dhe se po krijonin një “katastrofë te të drejtat të njeriut” duke i cenuar edhe më thellë ato.
Ai gjithashtu tha se më të prekur nga ndryshimet klimatike dhe që vuajnë “humbjet më të mëdha” nuk po përfshihen mjaftueshëm në vendimmarrje dhe ai u kërkoi politikbërësve të përfshijnë “fëmijët dhe të rinjtë, gratë, personat me aftësi të kufizuara, popujt indigjenë dhe pakicat”.