Georgina Rodriguez ka pozuar së fundmi me një fustan elegant teksa tregoi dekorimet e saj për Halloween.
Modelja mahniti me paraqitjen ndërkohë që po qëndronte para portës së saj. Dekorimet shfaqnin kunguj, skelete si dhe një fantazmë me pamje djallëzore.
28-vjeçarja shkëlqeu me një fustan floriri dhe taka portokalli që i përshtaten këtij sezoni.
Ylli spanjoll duket se po shijon kohën përpara Halloween mes vështirësive të fundit të partnerit Cristiano Ronaldo në Manchester United.
Ronaldo , 37 vjeç, së fundmi shënoi golin e tij të 700-të në karrierë, por karriera e tij nuk po ecën edhe aq mirë.
Nga ana tjetër, Georgina ka qenë duke e përkrahur partnerin vazhdimisht meqë ditë më parë ishte e pranishme në Old Trafford për ndeshjen e Newcastle.
28-vjeçarja shkëlqeu me një fustan floriri dhe taka portokalli që i përshtaten këtij sezoni. Ylli spanjoll duket se po shijon kohën përpara Halloween mes vështirësive të fundit të partnerit Cristiano Ronaldo në Manchester United.
Ronaldo , 37 vjeç, së fundmi shënoi golin e tij të 700-të në karrierë, por karriera e tij nuk po ecën edhe aq mirë.
Nga ana tjetër, Georgina ka qenë duke e përkrahur partnerin vazhdimisht meqë ditë më parë ishte e pranishme në Old Trafford për ndeshjen e Newcastle.
Sulmuesi portugez u ndëshkua nga trajneri Erik ten Hag pasi refuzoi të hynte në lojë gjatë fitores 2-0 të së mërkurës ndaj Tottenhamit, dhe më pas shkoi në dhomën e zhveshjes dhe u largua nga stadiumi pa leje.