-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Misteri mbi vdekjen e Learit! Eksperti te “5pyetjet.al”: Problemi i parë është Ardi Veliu

Kryesoret

Vdekja e të riut Lear Kurti në duart e policisë vijon që të jetë e mbështjellë me mister mbi shkakun dhe rolin e efektivëve të patrullës që e ndoqën dhe e arrestuan. Dyshimet, pistat dhe akuzat janë të shumta.

Por eksperti i ekzaminimeve shkencore, Artan Rexhepi tha në një intervistë për “5pyetjet.al” se problemi kryesor qëndron te fakti që në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është Ardi Veliu.

Ish-drejtori i policisë (Ardi Veliu) nuk duhet të ishte në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Nuk kam asgjë personale, nuk e njoh fare. Por të largohesh për mos arritje dhe të hetosh policët!! Fakti që AMP nuk fillon çështje penale dhe prokuroria fillon, që këtu.

Kemi edhe rastin e Klodian Rashës që u fut pistoleta dhe nuk doli asnjë përgjegjës. Jam unë që e ngrita si problem, që duhet të bëhet ekspertiza jashtë, se po të ishte bërë brenda do të dilte me gjurmët e tij” tha ai.

Për t’u rikthyer te ngjarja dhe veprimet e policisë rastin e Lear Kurtit, Rexhepi ngre disa pikëpyetje. “Problemi qëndron te mungesa e transparencës. Tentativat për t’i arnuar gjërat ngrenë shumë pikëpyetje. Policia njëherë del me një variant dhe njëherë me një tjetër. E para është shoqërimi.

Duhen hequr praktikat e marrjes së njerëzve në komisariat pa pasur arsye. Kjo ndoshta ishte shkaku i fobisë së tij. Vërtetë mund të ishte kontingjent, por ndoshta e kishte problem shoqërimin, ndoshta kishte edhe “mall” me vete”.

Eksperti fajëson edhe centralizimin e pushtetit nga shefat e komisariateve duke kërkuar zbardhjen e bisedave, çfarë urdhri u kanë dhënë policëve. Ai i treguan policët gjendjen e të riut dhe çfarë u kërkoi ai?

Mos lënia e hapësirës së policëve për të bërë punën e tyre është një tjetër problem. Duhen kapur komunikimet në radio, çfarë është kjo inerci në reagim?

Pak operativ duhet të jetë njeriu, nuk të tha shefi, merre, ai nuk qëndronte dot në këmbë. Për çfarë arsye e çon në komisariat, aq më tepër kur e kontrollove dhe nuk kishte gjë me vete.

Mos reagimi është skandal. Atij po i binte të fikët, pse e çon në komisariat?! Tre makina sikur po kapnin Xhevdet Mustafën, sikur kapni ndonjë të Bin Ladenit. Kriminelët livadhisin dhe pastaj për një popull shkojnë 3-4 grupe të gatshme, skandaloze” deklaroi ai për “5pyetjet.al”.

Si vdiq Leari? Eksperti flet për “5pyetjet.al”: Hapni radiot, kush ishte urdhri i shefit?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit