Deputetja britanike, Suella Braverman, u riemërua si ministre e Brendshme të martën nga kryeministri Rishi Sunak, më pak se një javë pasi ajo dha dorëheqjen nga posti për shkelje të rregullave të qeverisë.
Braverman, 42 vjeç, dha dorëheqjen një ditë përpara se ish-kryeministrja, Liz Truss, ta bënte këtë pasi shkeli rregullat e sigurisë së emailit.
Në shpjegimin që vetë ministrja ka dhënë, përflitet për një email të dërguar nga adresa e saj personale, të cilin ua ka dërguar kolegëve parlamentarë, me qëllim mbledhjen e mbështetjes së për ndërtimin e një politike të re migratore
Kjo, sipas vetë shpjegimit që Braverman jep në letër, është shkelje e qartë e rregullores, në aspektin teknik.
Ndaj, sapo ajo e ka kuptuar gabimin, ka lajmëruar sekretarin e kabinetit, duke konfirmuar se “për të ruajtur standardin e lartë në punën e saj”, ajo është e detyruar të dorëhiqet nga detyra.
“Duke pretenduar se nuk kemi bërë gabime, duke vijuar të sillemi sikur askush nuk mund t’i shohë që i kemi bërë dhe duke shpresuar se gjërat ndreqen ashtu thjesht në mënyrë magjike, nuk është politikë serioze”, shkruan Braverman, duke marrë përgjegjësinë.
E zgjedhur për herë të parë në parlament në vitin 2015, Braverman konsiderohet të jetë në krahun e djathtë të Partisë Konservatore në pushtet.
Ajo mbështeti daljen e Britanisë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kjo pasi ajo quan se mënyra e vetme që vendi mund të zgjidhë problemet e tij të imigracionit ishte “ëndrra” e një fluturimi që deportonte azilkërkuesit në Ruandë