Persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje dy anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Iranin juglindor të martën.
“Dy anëtarët e IRGC-së, njëri prej të cilëve ishte kolonel, u qëlluan për vdekje në publik në qytetin e Zahedan, kryeqyteti provincial i provincës Sistan-Baluchestan”, njoftoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve “Tasnim”.
Ushtria e Iranit është përleshur në të kaluarën me militantët sunitë në Sistan-Baluchestan, i cili është i populluar kryesisht nga etnikë sunitë, një pakicë në Iranin me shumicë shiite
IRGC-ja lëshoi një deklaratë në përgjigje të Abdulhamidit, duke paralajmëruar se “inkurajimi dhe agjitimi i të rinjve kundër Republikës së shenjtë Islame të Iranit mund t’ju kushtojë shtrenjtë”.
“Ky është paralajmërimi i fundit”, shkruan ata.
Aktivistët ankohen për diskriminim etnik dhe fetar dhe akuzojnë regjimin për neglizhencë të qëllimshme të rajonit të tyre, një nga më të varfërit e Iranit sipas shifrave zyrtare.