Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak po mban fjalimin e tij të parë si udhëheqës i vendi, pas takimit me mbretin Charles III.
Sunak vazhdon duke thënë se ai është zgjedhur si lider i Partisë Konservatore dhe kryeministër për të rregulluar disa nga gabimet e bëra nga paraardhësi i tij.
“Ajo punë fillon menjëherë”, tha ai.
Sunak shtoi se ai do t’i jetë gjithmonë mirënjohës Boris Johnson për “arritjet e tij të jashtëzakonshme” si kryeministër.
Ai do ta vlerësojë ngrohtësinë dhe bujarinë e shpirtit të Johnson-it, shton ai.
Mbreti Charles i jep bekimin! Sunak, zyrtarisht kryeministër