Qeveria ka miratuar sot një vendim ku përfitues janë 54 ish-të dënuar të regjimit komunist. Por, lekët, tha ministri i Drejtësisë, do të merren me këste.
“Akti i parë është miratimi i vendimit për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve të ish-regjimit komunist.
Vendimi përcakton masën për 54 subjekte, që përmbushin kriteret dhe që kanë qenë të izoluar në hetuesi apo efektin e masave mjekësore.
Subjektet përfituese janë edhe familjarët e tyre që përmbushin kriteret. Masa e dëmshpërblimit sipas vendimit do të paguhet në këste” tha ministri.