Ermira Gjeci, zëvendësministrja e Bujqësisë është shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë me vendimi të Këshillit të Ministrave.
Gjeci do të zëvendosohet nga Arian Jaupllari. Ky i fundit postin e kreut të Urdhrit të Farmacistit
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Ermira Gjeçi, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Arian Jaupllari emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.