Incidenti i Will Smith dhe Chris Rock në ndarjen e çmimeve Oscars është ngulitur përgjithmonë në mendjet e njerëzve si shpërthimi më dramatik publik i shekullit. Ajo që filloi si një shaka e papërshtatshme gjatë ceremonisë nga Chris Rock shpejt u bë e shëmtuar. Si rezultat, Will Smith është përballur me kritika të shumta për mënyrën se si u soll, madje, ai u ndalua nga Oscars për dhjetë vitet e ardhshme.
Por sipas mediave vendase, duket se Smith ka bërë hapin e parë drejt një pajtimi të mundshëm pasi kohët e fundit priti një shfaqje të Emancipation, publikimi i tij i ardhshëm. Shumë figura të njohura morën pjesë në shfaqje, duke përfshirë Rihannën, ASAP Rocky, Tyler Perry dhe më shumë emra të mëdhenj. Në mesin e të ftuarve të nderuar, një person që ra në sy ishte komediani stand-up Dave Chappelle.
Dave Chappelle është një mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Chris Rock pasi dyshja kanë bërë turne nëpër botë së bashku gjatë vitit 2022 si bashkë-titullues për shfaqjen e tyre speciale të komedisë. Dy aktorët e humorit madje bënë shaka për shuplakën famëkeqe të Oscars që tronditi mbarë botën.
Pra, fansat janë të befasuar nga prania e Chappelle në shfaqje dhe e shohin atë si mënyrën e Smith për të bërë paqe dhe për t’i lënë të kaluarat të kalojnë.