-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku kërkoi të hiqej fasha prej 800 KWH, ERE rrëzon kërkesën

Kryesoret

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka kërkuar që ERE të zhbëjë vendimin që krijon fashën prej 800 KWH, por ERE e ka rrëzuar këtë kërkesë.

“Nuk ka asnjë arsye të rrëzoni kërkesën time që kërkon thjesht heqjen e fashës për mbi 100 mijë familje për rritjen e çmimit e energjise me 5 here me shume.

Mendimi i çdo deputeti është se ERE duhet të mbrojë interesin e konsumatorëve. Pra ERE merr parasysh interesin e qytetarëve.

Kërkesa ime për të revokuar vendimin për krijimin e fashës 800 KWH për mbi 100 mijë familje që do të rrisë çmimin me 5 herë për familjet shqiptare nuk është thjesht një kërkesë partizane dhe populiste.

Kërkesa ime është e bazuar në të dhëna, në realitetin që po ndiqet sot, nga shifrat e tregtimit të gazit dhe çmimit të energjisë në bursën e Hungarisë. Pra është një kërkesë e logjikshme që padyshim duhet të trajtohet nga ERE e cila i shërben qytetarëve dhe interesit publik.

Duke pasur gjithashtu parasysh edhe situatën e vështirë të familjeve shqiptare, gjendjen e mjerueshme të portofoleve të tyre dhe realitetin ekonomik të vendit që edhe nesër pritet të ketë rritjen më të dobët ekonomike.

ERE duhet të rishikojë pozitivisht kërkesën time si deputete e parlamentit për ta zhbërë vendimin që krijon fashën prej 800 KWH”, u shpreh Tabaku

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit