-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del emri/ Ky është “agjenti” që Meta e akuzoi se i sajoi dosjen si spiun?

Kryesoret

Tre ditë më parë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi se dosjen e manipulimit si spiun që doli nga Autoriteti i Dosjeve ia ka përgatitur një personazh me inicialet A.H.

Është personi që ka qenë në zyrën e këtij (Ramës) dhe ka ndërmarrë operacionin e manipulimit të dosjes së një të përndjekuri nga sigurimi, në tentativë për arratisje.

Ka çuar këtë e-mail dhe e ka pritur, dhe njëkohësisht ka treguar se ku ishte kjo dosja ku Ilir Meta gjasme përgjonte shokun e tij. A.H është një person që i ishte premtuar se do bëhej kryetar i Autoritetit.

Nëse nuk do bëhej drejtor i Autoritetit, do bëhej kreu i SHISH. E dinë të gjithë të gjithë te Autoriteti. Atje brenda është, te Autoriteti është”.

Detajet për vendin ku është aktualisht zyrtari që akuzon, Ilir Meta i bëri publike mbrëmjen e djeshme në një intervistë televizive. Por kush është emri i tij?

Këtë ish-presidenti nuk pranoni që ta thoshte. Por nga një kërkim në faqen e Autoritetit të Dosjeve, me inicialet që thotë Ilir Meta përkon vetëm emri i Altin Hoxhës. Ai është anëtar i Autoritetit të Dosjeve.

Por a është Altin Hoxha personi që akuzon Ilir Meta? Kjo është një lidhje e thjeshtë e inicialeve me zyrtarët në këtë institucion, pasi vetë Meta nuk e tha emrin.

Prova dhe fakte Ilir Meta nuk ka publikuar, prokuroria e rrëzoi padinë e tij për anëtarët e Autoritetit. “5pyetjet.al” tentoi që të kontaktonte zotin Hoxha, por ishte i paarritshëm përmes telefonit.

Altin Hoxha ka përvojë në fushën e shërbimeve inteligjente. Ai ka qenë inspektor, por edhe Drejtor i Drejtorisë së Tiranës dhe Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë në SHISH.

Faqja e Autoritetit të Dosjeve, me inicialet A.H. është Altin Hoxha

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit