Ministër i Drejtësisë Ulsi Manja në Komisionin për Çështjet Ligjore, i pyetur për dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve politikë tha se ministria e tij e ka bërë detyrën duke i dorëzuar dosjet Ministrisë së Financave.
“Fondet për dëmshpërblimin ish të përndjekurit politik i ka Ministria e Financave.
Ministria e Drejtësisë trajton të gjithë kresat nga familjarët ose ish të përndjekurit dhe shqyrtojmë dosjet.
Ne kemi gjetur një numër të madh dosjesh të pa trajtuar ose në proces drejtimi. Kemi ngritur një grup të posaçëm i cili ka dhënë rrugë të gjitha kërkesave që ja kemi përcjell Ministrisë së Financave
Në mbledhjen e ditës së mërkurë kemi kaluar 54 subjekte që ja kemi përcjell Ministrisë së Financave”, tha Manja.