Gjykata e Apelit në Shkodër i ka ulur një vit burg ish-kryetarit të bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj për akuzën e tjetërsimit të pronave.
Shkalla e parë e dënoi me 4 vite, ndërsa sot Apeli e dënoi përfundimisht me formën e prerë 3 vite burg. Akuzat kundër tij janë për tjetërsim prone zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Përveç Fran Frrokajt dhe ish-kryetarit të qarkut Gjok Ndoka, që i shtoi një vit burg nga 2 në 3 vite, gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të. Për Fran Frrokajn është edhe një tjetër dosje në SPAK, që kaloi pak ditë më parë në gjyq.