-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-kreu i të Përndjekurve nxjerr dosjen me emrat e spiunëve: Babai im si agjenti 007

Kryesoret

Nebil Çika, ish-kryetar i Shoqatës të Përndjekurve politikë ka postuar në Facebook dokumentet që ka marrë nga Autoriteti i Dosjeve që tregojnë si e kanë ndjekur në diktaturë të atin e tij duke e spiunuar për cdo gjë të mundshme, pasi e akuzonin për lidhje me armikun e jashtëm.

Postimi i plotë

Të keqen e James Bond !

Dje mora nga Autoriteti i Sigurimit të Shtetit dosjen e tim ati Sorkadh Çika, i burgosur politik.
Përveç dosjes së dënimit në 1950, kishte edhe një dosje tjetër përpunimi, ndjekje për spiunazh nga 1970 deri në 1992.
Një ndjekje e pa shembullt ,kontroll total me dhjetra spiunë e oficerë të sigurimit e deri forcat e kufirit . Shtëpia jonë në Borsh kishte qenë e sugjeruar 24 orë në 24 nga spiunët që raportonin hyrjet e daljet me njerëzit si dhe sjelljet e tim eti dhe në të tjerëve. Në vëzhgim e kpntroll të Sigurimit ishin të gjithë të afërmit edhe vëllezërit e motrat e tij nipër e mbesa madhorë , bashkëshortët e tyre, miq e bashkëvuajtës të tij pjesëtarë të “grupit armiqësor ” që ishin dënuar bashkë me të që në 1950 .
Ishin të bindur se po riorganizohet “grupin armiqësor” dhe kryente veprimtari spiunazhit
Ndjekja e tij drejtohej nga drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit në Tiranë dhe zbatohej nga degët e Punëve të Brendëshme në Sarandë e Vlorë. Nga 1980 deri në 1990 ishte në përpunim 2A ,që do të thotë se dy agjentë e ndiqnin vazhdimisht kudo që shkonte dhe mund të arrestohej në çdo moment . Kishte shumë agjentë e bashkpuntorë në ndjekje të tij por me aktivët ishin “Bistrica ” “Portokalli” dhe “Paulina” shumë të tjerë janë me emra realë dhe të njohur për ne.
Intriga e Sigurimit i kalonte çdo kufi të fantazisë njerëzore .
Thonë se një nëndetëse e huaj, zbarkonte diku midis Borshit dhe Himarës dhe kontaktonte me babain i cili ishte edhe koordinatori (ndërlidhësi) kryesor i spiunazhit me ta . Jepte të dhëna sekrete të Republikës Poullore Socialiste të Shqipërisë shërbimit sekret grek dhe merrte nga ata udhëzime për grupin e spiunazhit në Shqipëri.
76 faqe me raportime nga spiunët dhe oficerët e sigurimit, të gjitha gënjeshtra, udhëzime nga drejtuesit e drejtorisë së tretë të Sigurimit etje.
Një ndjekje kaq e rreptë që as në filma nuk e kam parë .
Përshtypje bën ndjekja e tij , pas 1990 në përpunim 2B, me dy bashkëpuntorë deri në 4 prill të 1992, ndërkohë që Sigurimi, zyrtarisht ishte shkrirë në gusht të 1991.
Në këtë datë operativi qe e ndiqte dhe shefi i SHIK për Sarandën, Mevlud Matatraku kanë urdhëruar ndërprerjen e përpunimit dhe arkivimin e dosjes së përpunimit .
Tani që ço e lexoj me duket babai si agjenti 007 .
Nga kjo përvojë e imja inkurajoj të gjithë bashkëvuajtësit dhe qytetarët e tjerë të mos i nënvlesojnë informacionet e sigurimit për vete ose familjarët e tyre.
Ju garantoj se nuk dimë shumë gjëranga ata skenarë ogurzi që ata kanë përgatitur ndaj nesh dhe familjeve tona .
Ju them atyre që janë kundër hapjes në shpinë të viktimave të Sigurimit së dosjeve të rrinë në hallin e tyre dhe ata në konflikt intresi i garanoj që emrat dhe punët e tyte të ndyra i kanë atje, në ato dosje .
Më ka befasuar fakti, sa shumë aktiv ka qenë Sigurimi në periudhën e ndërrimit të sistemeve 1990 – 1992. Kjo është vetme pak nga ajo që ka dosja e tim ati , ku përfshihen edhe persona të tjerë që un do ti bëj publike në librin që po shkruaj: “Biri i armikut” .

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit