-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KED vlerëson 3 kandidaturat për vakancën në Gjykatën Kushtetuese, ja si renditen 3 emrat

Kryesoret

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ka vlerësuar tre kandidaturat për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas KED-së Gent Ibrahimi është renditur i pari për anëtar të Kushtetueses me 88.37 pikë. Arta Vorpsi është përzgjedhur e dyta nga KED me 88.22 pikë, ndërsa Arta Marku përzgjidhet e treta nga KED për anëtare e Kushtetueses me 82.66 pikë.

“Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organit të emërtesës, Presidentit të Republikës, do ti dërgohet lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit, ku përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre”, njoftoi KED.

Ibrahimi është një emër i njohur për shkak të postit që mban prej vitit 2018 si kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kujtojmë se më 12 shtator Gjykata e Lartë zgjodhi anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në listën e dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në përfundim të procesit të votimit, komisioni renditi të parin Ilir Toskën me trembëdhjetë vota.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit