-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushtetuesja kërkon rishqyrtim rekursi për Luan Dacin

Kryesoret

Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci pas shumë procesesh ka arritur një fitore të pjesshme në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo e fundit ka pranuar pjesërisht kërkesën e tij të radhës, duke urdhëruar rishqyrtimin të rekursit të Dacit në Gjykatë të Lartë.

Megjithatë, i ka rrëzuar kërkesat për rikthim të çështjes në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.

 

Ai u dënua nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me gjashtë muaj burg, në dhjetor të 2020-s, dënim i cili konvertohet në 12 muaj shërbim prove.

 

Gjykata e Apelit e ka cilësuar fajtor ish-gjyqtarin, duke argumentuar se, përmes deklarimit të rremë, ai ka mundur të zgjidhet gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA).

Sipas SPAK, ish-gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së.

Në dokumentacionin e paraqitur atë kohë, ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitin 1997, Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD), me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit