Pas lajmit që Fran Frrokaj është arratisur, burime për mediat bëjnë me dije se Fran Frrokaj është dorëzuar në polici.
Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar me vendim të formës së prerë ish-kryebashkiakun e Lezhës, me 3 vite burg për shpërdorim të detyrës dhe tjetërsim të pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.
Frrokaj ishte i vetmi ish-zyrtar i pandehur që ndoqi dhënien e vendimit, por ai u largua nga salla pa u arrestuar, pasi vendimi pritet t’i jepet për ekzekutim policisë.
Me 3 vite burg, Apeli i Shkodrës i kryesuar nga gjyqtari Tonin Stërkaj dënoi edhe ish-kryetarin e Qarkut të Lezhës, Gjok Ndoka, që gjithashtu në shkallë të parë ishte dënuar me 4 vite. Gjykata e Apelit gjeti fajtor edhe 16 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë shtetërore ranishte në bregdetin e Ranës së Hedhun.