Komisioni Evropian raporton se rreth 31,000 kompani që operonin në Evropë në muajt e parë të vitit 2022, kishin pronarë rusë.
Këto kompani u përkisnin kryesisht sektorit të pasurive të paluajtshme, ndërtimit, hotelierisë, financave dhe energjisë.
Sipas raportit, të paktën 1,400 nga 31,000 kompani janë në pronësi të 33 individëve, ndaj të cilëve BE ka ndërmarrë së fundmi sanksione me ngrirje të aseteve, në kuadër të luftës në Ukrainë.
Në këtë raport theksohet se disa oligarkë mund të fshehin pronësinë ose kontrollin e tyre mbi kompanitë nëpërmjet kompanive ndërmjetëse të regjistruara në vende jashtë BE-së ose aksionarëve të emëruar vendas

Për më tepër, komisioni mbron shkëmbimin më të mirë të informacionit dhe zbulimin dhe monitorimin “adekuat” të pasurive të fshehura nga autoritetet tatimore.
“Kompanitë me off shore mund të krijohen me lehtësi, prandaj ato vazhdojnë të përdoren për të kaluar qindra milionë euro përmes transaksioneve të errëta. Duke shfrytëzuar kompanitë guaska, kriminelët mund të fshehin origjinën dhe destinacionin e fondeve, përveç errësimit të përfituesit të vërtetë të operacionit. Prandaj, fondet në fjalë mund të përdoren si për përfitime personale ashtu edhe për të destabilizuar vende të tëra. Kështu, ndriçimi i flukseve të parave të pista jo vetëm që kontribuon në mbrojtjen e demokracisë dhe sigurisë së qytetarëve të BE-së, por gjithashtu ndihmon në kundërshtimin e ndikimit të autokracive”, konkludon raporti.