-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia evakuon civilët në Kherson: Na presin luftime të ashpra

Kryesoret

Të paktën 70,000 civilë janë larguar nga Kherson, para fillimit të një lufte të ashpër.

Lajmin e kanë bërë me dije autoritetet ruse, të cilat kanë marr në dorë zonën.

“Ne po përgatisim Kherson për mbrojtje,” tha komandanti i milicisë ruse Alexander Khodakovsky duke shtuar se ata po nxjerrin popullsinë civile jashtë, në shumë mënyra.

Rajoni jugor Kherson i Ukrainës ishte një nga katër zonat e Ukrainës të aneksuar nga Vladimir Putin muajin e kaluar, pavarësisht se Rusia nuk kishte kontroll të plotë mbi asnjërën prej tyre.

Qyteti Kherson u pushtua menjëherë pas pushtimit rus shkurtin e kaluar, por në javët e fundit forcat ukrainase kanë rimarrë vazhdimisht territorin në bregun perëndimor ose të djathtë të Dnipro. Linja e frontit është 30 km (18 milje) larg qytetit, sipas zyrtarëve ukrainas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit