-sidi education-spot_img
20.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku do i gjeni lekët? Meta plan me 8 pika: Taksë e sheshtë! Do rishikoj koncesionet

Kryesoret

Ditën e sotme në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë, Ilir Meta shpalli programin ekonomik me theks te rinia dhe punësimi.

Por ku do i gjejë lekët për të bërë realitet programin ekonomik? Ish-presidenti tha se do të hiqet taksa progresive për të rivendosur taksën e sheshtë.

Gjithashtu Ilir Meta deklaroi se do të rishikohen të gjitha koncesionet me audit ndërkombëtar.

“Mbi 2 miliarde Euro cdo vit do të fitonte Shqipëria dhe shqiptarët, nga administrimi i ndershëm dhe i përgjegjshëm, me profesionistë të ekonomisë. Ky objektiv i rritjes së të ardhurave do të arrihet:

  1. Ndertimin e nje sistemi fiskal gjithëpërfshirës dhe te drejtë per te siguruar që të gjithë paguajnë një barrë të drejtë tatimore sipas parimit qe ai që fiton me shume, paguan me shume.
  2. Sistemi fiskal pa diferencime dhe pa perjashtime jo standarte do te lejoje funksionimin e tregut me rregulla dhe do te gjeneroje te ardhura suplementare.
  3. Nje sistem fiskal me nje numer sa me te vogel te taksave dhe te jete i qendrueshëm per te ulur kostot dhe rritur investimet e biznesit.
  4. Rivendosjen e taksimit të sheshtë dhe ulur shkallet tatimore me qëllim formalizimin e ekonomise dhe të përmirësimit të administrimit fiskal.
  5. Ulja e informalitetit ne ekonomi ne te gjitha format dhe vecanerisht te punesimit do te jete prioriteti yne per te rritur te ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqerore, shendetesore dhe te ardhurave personale.
  6. Permiresim ne menaxhimin e borxhit publik dhe uljen e kostos së shërbimit të tij.
  7. Rishikim ligjor te kontratave te Koncesioneve dhe PPP-ve, me auditim ndërkombëtar.
  8. Konfiskimin e aseteve te krijuara nepermjet veprimtarive korruptive e kriminale, si incerenatoret, etj” tha Ilir Meta.

LIVE-Meta: Plani si do të punësojmë mijëra të rinj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit