Pas hapjes së garës së primareve në PD, ka filluar edhe lufta e brendshme mes Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit, që kanë deklaruar kandidimin.
Këlliçi ka sulmuar indirekt Ilir Alimehmetin duke deklaruar se për garën përballë Veliajt në Tiranë duhet një kandidaturë politike dhe jo nga shoqëria civile.
Sipas Këlliçit, kushdo që e gjykon se përballja me Erion Veliajn nuk është betejë politike, në rastin më të mirë nuk është i sinqertë.
“Unë gjykoj që një modeli si Erion Veliaj përballë, tërësisht politik, ne duhet t’i përballemi padiskutim politikisht. Kjo është një betejë padiskutim politike. Unë gjykoj që kushdo që e gjykon se përballja me Erion Veliajn nuk është betejë politike, në rastin më të mirë nuk është i sinqertë”, tha Këlliçi në emisionin ‘Log’.
Një ditë më parë Belind Këlliçi bëri me dije se kishte vendosur që të kandidonte në primaret e Berishës për të qenë ai kandidat nga opozita përballë Erion Veliajt në zgjedhjet vendore të 2023.
Në një fjalim të gjatë selia nga e PD, deputeti thotë se vendimin për të kandiduar e mori për të prezantuar një model të kundërt nga kryebashkiaku aktual.
Nga ana tjetër mjeku Ilir Alimehmeti ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën për primaret, por publikisht ai nuk ka mohuar se nuk dëshiron që të marrë pjesë në garë.