Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama është në Dibër, në një fabrikë që Maqellarë, që punohet për Fiat-in, makinat elektrike në Francë, makinat bujqësore në Gjermani.
Kreu i qeverisë ka bërë një video me pronarin dhe stafin e kësaj fabrike ku ka treguar se rroga mesatare në këtë fabrikë është 500 mijë lekë neto, e ndërsa i ka thënë pronarit se duhet ta rrisë sa më shpejt pagën për punonjëset.
Ja punojnë për Fiatin, për makinat elektrike në Francë, për automjetet bujqësore në Gjermani. Ja dhe drejtoresha e ardhshme këtu.
Ke ndonjë gjë për të thënë?
Po. Jam shumë krenare për babain tim, këtë punë e ka sjellë deri sot në këtë gjendje dhe kaq.
Ja dhe babai emigrant. I cili e filloi çdo gjë nga zero ndërsa sot është pikë referimi për Fiatin dhe për një sërë industrishë të tjera.
Rama prej ditësh ka ndërmarrë një tur në qytetet e Shqipërisë, ku zhvillon një sërë takimesh e ndërsa e mbyll ditën me një organizim ku nderon “krenaritë e qytetit”.