-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet vizita e Ursula von der Leyen në Mal të Zi

Kryesoret

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen po zhvillon turin e saj në Ballkanin Perëndimor. Mali i Zi ishte shteti që duhej të vizitonte sot, por se ka pasur një problem që ka shtyrë vizitën.

“Vizita e sotme e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Mal të Zi, për fat të keq do të duhet të shtyhet për një datë tjetër, sepse për shkak të kushteve atmosferike, avioni i delegacionit nuk mund të ngrihet nga aeroporti i Beogradit. Vizita do të jetë organizuar në një datë të re që do të bihet dakord reciprokisht”, thuhet në deklaratën e BE.

Mbi ngjarjen ka reaguar edhe vetë Presidentja e KE. “Mezi pres që së shpejti të vizitoj sërish vendin tuaj të bukur”, shkroi ajo në Twitter.

 

Dje, Von der Leyen ishte në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, ndërsa sot ishte menduar të ishte në Mal të Zi, si pjesë e një vizite rajonale në Ballkanin Perëndimor.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit