-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Disa gjendje të rralla mendore, për të cilat nuk flitet kurrë

Kryesoret

Ndërsa disa çrregullime mendore janë relativisht të njohura, si ankthi, depresioni, PTSD, çrregullimi bipolar dhe skizofrenia, ka disa gjendje të tjera mendore që prekin pak njerëz, dhe për të cilat mund të dëgjoni të flitet shumë rrallë. Në disa raste, ka vetëm disa raste të raportuara me gjendje të tilla.

1.Sindroma e Dorës së Huaj

Ka një sërë simptomash të lidhura me këtë sindromë, në varësi të pjesës së trurit që është prekur.

Ato përfshijnë kapjen dhe prekjen e pavullnetshme (zakonisht të trupit dhe rrobave), ngritjene krahut pa dashje, dhe problemet me detyrat që kërkojnë përdorimin e të dyja duarve. Për shembull, njëra dorë hap sirtarin që dora tjetër sapo e mbylli, ose do të mbërthejë një këmishë që dora tjetër sapo e zbërtheu.

2.Sindroma Kapgras

Edhe pse njihet edhe si “Sindroma e Mashtruesit”, Sindroma Kapgras është e ndryshme nga ata që mendojnë se nuk janë mjaftueshëm të aftë apo që kanë dyshime në vetvete. Ata që e përjetojnë këtë sindromë, kanë një besim të paarsyeshëm, se një mashtrues ka zëvendësuar dikë pranë tyre.

3.Iluzioni Kotar

Kjo sëmundje i bën njerëzit të besojnë se u mungojnë pjesët e trupit, apo se po vdesin, ose që në fakt kanë vdekur. Këto ndjenja shfaqen rrallë të veçuara, por zakonisht janë një simptomë e gjendjeve të caktuara psikiatrike, sëmundjeve neurologjike dhe dëmtimit të trurit. Personat me këtë sindromë bëhen më pak socialë, dhe mund të ndalojnë së foluri apo ngrëni. Të tjerët mund të dëmtojnë veten e tyre.

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit