-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E keni menduar ndonjëherë që nuk duhet të flisni çdo ditë me partnerin? Ja çfarë thonë ekspertët

Kryesoret

Entuziazmi i fillimit dhe kureshtja për të njohur tjetrin na bën të duam të kërkojmë komunikim të përditshëm me njeriun me të cilin po njihemi, por nuk ka pse të jetë kështu.

Të vendosësh të mos flasësh çdo ditë mund t’ju ndihmojë, sepse secili vë kufijtë e vet në këtë marrëdhënie. Hapësira personale është shumë e rëndësishme! Një nga sherret më të mëdha në historinë e lidhjeve moderne është: “pse s’më shkruan, pse s’më ktheu kur është online dhe sigurisht: ç’është ky mesazh seen?”

Ti ke nevojë për hapësirë

Marrëdhëniet më të shëndetshme janë ato që të japin liri të jesh “single” për ca kohë, në kuptimin që mund të ndihesh e lirë që thjesht të rrish vetëm, të meditosh, apo të dalësh me shokët e tu.

Edhe ti, si partneri yt dhe si shumica e njerëzve në botë, keni nevojë për orët tuaja “single”. Sigurisht, kjo nuk përfshin në asnjë mënyrë tradhtinë, kështu që mos përfitoni.

Bisedat me mesazhe nuk ju bëjnë më të afërt

Të bisedosh me SMS me dikë, nuk ju shërben për t’u afruar. Nëse mendon se duke folur me mesazhe e bëni më të afërt marrëdhënien, në fakt nuk është plotësisht kështu. Asgjë nuk e zëvendëson të qenit afër, fytyrë më fytyrë, për të krijuar intimitet dhe ndjesinë se jeni bashkë.

Një marrëdhënie në barazpeshë ju lejon të shkëputeni nga njëri-tjetri dhe pastaj të ktheheni prapë siç ishit, pa qenë e nevojshme të flisni çdo ditë për t’u siguruar se ai është aty.

Të folurit vazhdimisht krijon varësi të ndërsjellë

Ndoshta jeni mësuar t’i shkruani partnerit për çdo problem që keni. Sapo merrni një lajm jo të mirë, vraponi tek telefoni për të dërguar mesazhe plot mllef apo dëshpërim. Por në fakt, ajo që duhet të bëni është të mësoni t’i kaloni situatat vetëm! Partneri është shoqërues, është njeriu me të cilin e shijoni kohën e kaluar, por nuk është shpëtimtar!

Thelbi është se duhet të mësoni të jeni të pavarur. Asnjë marrëdhënie e shëndetshme nuk ndërtohet mbi stresin se përse s’po ju kthem sms.

Nëse i toleroni vonesat tek shoqet, pse të mos e kuptoni edhe partnerin?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit