-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Briken Sanaj u vra teksa doli nga makina, policia jep detajet

Kryesoret

39 vjeçari Briken Sanaj u ekzekutua mbrëmjen e sotme (e dielë) në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

I riu nga Lezha dyshohet nga burime per mediat se është qëlluar nga një makinë në ecje, tip Benz.

Në të gjitha dokumentat që ju gjetën me vete viktima ka emrin Briken Sanaj, nderkohe qe nga rojet private te kompleksit ku u vra njihet si Anton Gjini.Ai është rezident te Kodra e Diellit.

Policia ka shoqëruar disa persona në polici. Ndërkohë ka bërë me dije se ka gjetur një automjet të djegur në Qafë Kashar.

Njoftimi i Policisë

Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici. Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit