-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Debati! Bylykbashi: Ndryshimet 5 muaj para zgjedhjeve cenojnë procesin

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, përfaqësues i grupit të Sali Berishës u shpreh se ndryshimet që po tenton të miratojë komisioni i reformës zgjedhore cenojnë zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se në kushtet kur presidenti ka shpallur datën e zgjedhjeve komisioni nuk është në kushtet për të miratuar rregullat e reja.

Legjislacioni zgjedhor nuk ndryshon më pak se një vit përpara zgjedhjeve. Ne kemi bërë me dakordësi që rregullat të ndryshonin gjashtë muaj para zgjedhjeve. Nuk jemi më fare tek kjo. Sot ka nisur procesi zgjedhor.

Është hera e dytë që po ndodh. Sot nuk po ndryshojnë edhe rregullat për të lidhur dhe kopsitur “lidhëset” lart e poshtë, por përsëri procesi vendos në pikëpyetje punën e organeve që po i zbatojnë. Kjo vendos në diskutim punën e organeve dhe subjekteve zgjedhore. Gjithë kjo turbullirë, edhe me 3/5 e votave nuk ka të drejtë ta bëjë.

Pasi ka subjekte që mund të dëmtohen.  Të gjitha modalitetet janë problem. Të bëjmë kodin zgjedhor 5 muaj përpara zgjedhjeve!!!! Llogarisni kohën kur kodi i ri zgjedhor do të miratohet dhe zbatohet, që t’u themi partive shihni se e keni fushën të lirë tani. Komisioni po bën ndryshime që cenojnë procesin zgjedhor. Për më tepër, vijnë dhe nuk i kemi lexuar” tha ai.

LIVE-Mblidhet komisioni për Reformën Zgjedhore

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit