-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PRIMARET/ Ish-këshilltari i Metës shpall kandidaturën me PD-në për Bashkinë e Kamzës

Kryesoret

Një tjetër figurë politike ka shpallur kandidaturën e tij për Primaret e PD-së për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Bëhet fjalë për Shemsi Prençin.

Ish-këshilltari i presidentit Ilir Meta, do të garojë në procesin e primareve të PD-së, duke u bërë kështu pjesë e garës brenda PD-së për zgjedhjet vendore të 2023.

Deklaratën si garues në Primare, Prençi e ka bërë në rrjetet sociale, ku bën me dije se do të marrë pjesë në primaret e PD-së për Bashkinë e Kamzës.

“Garantoj anëtarësinë e PD dega Kamëz, Kryesinë e Partisë Demokratike Kamëz dhe PDSH-në se këtë iniciativë dhe guxim personal e mbështes në kontributin që kam dhënë për Partinë Demokratike të Shqipërisë për 23 vite si anëtar i thjeshtë i saj, si anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH në vitet 2000-2005 si dhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 në zonën e Paskuqanit”, shprehet ndër të tjera Prençi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit