Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz janë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Madje kjo e fundit u përfol për një grindje me nënën e Brooklyn.
“Nuk është një grindje! Vazhdoj të shoh kudo fjalën ‘grindje, grindje, grindje!’”, ka thënë ajo
“Nuk e di pse i referohen si grindje? Mendoj, ata mund të kenë hasur ne diçka? Dhe tani po e etiketojnë atë si armiqësi?”.
“Asnjë familje nuk është e përsosur! Nuk u kushtoj vëmendje të gjithave. Do të çmendesha nëse do e bëja”, vijoi ajo.
Mirëpo Victoria dhe Nicola së fundmi i kanë rregulluar marrëdhëniet mes tyre.
Victoria ftoi çiftin në shfaqjen e saj në Javën e Modës në Paris.
Vetë Victoria ka shprehur dëshirën që të ketë pranë të birin dhe nusen e tij.
Epo mesa tani marrëdhënia vjehrrë-nuse do të jetë mjaft e mirë.