Një lajm i mirë që i qetëson të gjithë pas dy viteve ankth dhe stres. Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo u shpreh sot se beson se pandemia u mbyll.
“Nga COVID nuk ka mbetur asnjë sistem pa u prekur apo pa u komplikuar sidomos kur kanë qenë në situata të mesme apo kritike.
Një element i rëndësishëm ka qenë menaxhimi terapeutik i pacientëve, edhe nga organizmat ndërkombëtarë me barna anti viralë.
Barna që kanë dalë nga organizmi ndërkombëtar dhe kanë gjetur vend edhe në Shqipëri. Një pjesë e rëndësishme është aspekti psikologjik.
Këshillim me psikologun ka qenë element i rëndësishëm. Element tjetër është fizioterapia.
Është e ngadaltë në ditët e para por për ata që rrinë në një kohë të gjatë në spital ka nisur paralelisht edhe ky trajtim.
Besoj se e mbyllëm pandeminë në spitalin që ishim dhe futja në spitalin e ri do të jetë brenda këtij muaji”, u shpreh Çomo.