Leart Haxhiu vijon që të jetë në kërkim i akuzuar për masakrën e Lushnjes që ndodhi në vitin 2017.
Babai i tij, Qamil Haxhiu ishte sot në gjykatën e Posaçme dhe deklaroi se ka prova që tregojnë se i biri nuk ka qenë në Shqipëri në momentin kur ndodhi ngjarja. Ai akuzoi drejtësinë.
“Kujt do t’i dorëzohet kësaj drejtësie që është e korruptuar? Djali im, shikoje tek sistemi TIMS, ka qenë jashtë shtetit nuk ka qenë në Shqipëri (ditën kur ndodhi ngjarja).
Aktualisht nuk e di ku është. Nuk ka pasur asnjë lloj konflikti me dy personat (viktimat). Ka filluar një proces me hipotezë. Nuk ka ngjarje aktuale që djali im të jetë me figurë.
Prokuroria ka kamerat e vendngjarjes, janë dëshmitarët. Kanë ndryshuar thënie dëshmitarët, a mund të merren 3 herë thëniet e dëshmitarëve.
Duhet t’u merret parasysh versioni i parë. Prokurorja e çështjes ka arritur deri aty sa i ka bërë presion dëshmitarit të sallë të gjyqit.
Çfarë mund të pres unë nga kjo prokurore. Po na kthejnë në një vëllavrasje, në zhdukje. Nuk pranon hapjen e asnjë kamere”, tha Qemal Haxhiu