Një zbulim revolucionar për parandalimin dhe trajtimin e kancerit është bërë nga shkencëtarët nga Universiteti gjerman i Dresdenit, duke zhvilluar një mikroçip që zbulon qelizat e tumoreve malinje.
Siç raporton gazeta gjermane Bild , studiuesit kanë krijuar një mikroçip, i cili zbulon qelizat e kancerit të vendosura kudo në trupin e njeriut.
Ky është një zbulim veçanërisht premtues kur merret parasysh se, në të gjithë botën, miliona njerëz vdesin çdo vit nga neoplazi të ndryshme.
“Ky çip është krijuar për të njohur qelizat e tumorit malinj, “shpjegon profesorja ukrainase, drejtuese e studimit, Larisa Baraban , duke shtuar : “Kanceri vazhdimisht rikrijon dhe anulon sinjalet biokimike në trupin e njeriut, duke shkaktuar reagime për të krijuar një mjedis imunosupresiv. Ideja ime ishte t’i sjell këto mekanizma në botën dixhitale dhe t’i bëj ato të matshme.”