Nutella e ka mundur Facebook-un. Në renditjen e “Bloomberg” të miliarderëve, një indeks që përditëson çdo muaj pasuritë e të pasurve të planetit, Giovanni Ferrero ka kapur një vend goxha të mirë.
Teksa Zuckerberg-u duhet të përballet me një revolucion Metaverse që po fundos aksionet e Meta-s në bursë duke djegur 80 miliardë dollarë dhe duke ndezur zemërimin e aksionerëve, Ferrero po lundron i qetë, me bukë dhe Nutella, drejt rekordit të ri.
Në portofolin e tij janë mbledhur 38.9 miliardë dollarë, rreth tre miliardë më shumë se vitin e kaluar.
Zuckerberg, nga ana tjetër, ka rënë me më shumë se 80 miliardë dollarë, në pozitën e 28-të me vetëm 38.2 miliardë në xhep. Në fund të fundit, të gjithë nga të renditurit kanë humbur nga pak.
Edhe Elon Musk ka humbur. Njeriu më i pasur në botë me 200 miliardë asete, sot po lufton me rihapjen e Twitter-it. Po ashtu edhe Jeff Bezos me minus 65 miliardë dollarë.