12.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas debateve me Bullgarinë, Maqedonia ndalon themelimin e shoqatave që nxisin urrejtje

Kryesoret

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të martën, më 2 nëntor, ka miratuar disa ndryshime të reja në Ligjin për themelimin e shoqatave dhe fondacioneve, ndryshime që ndalojnë regjistrimin e tyre me emra të fashistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, apo me emra të personaliteteve që nxisin mosdurim nacional, fetar, racor apo që fyejnë ndjenjat e ndonjë komuniteti të caktuar.

Ndryshimet ligjore janë miratuar me 67 vota të të gjitha partive politike në pushtet dhe opozitë.

Ndryshimet u imponuan pas regjistrimit të tri klubeve bullgare me emrat “Car Borisi i Tretë”, “Vanço Mihajllov” dhe “Car Ferdinandi”, që kontestohen nga pala maqedonase për shkak se bartësit e emrave të këtyre klubeve ishin bashkëpunëtorë të Gjermanisë naziste dhe drejtues të luftërave për pushtimin e Maqedonisë së Veriut gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore.

Si kundërpërgjigje, një shoqatë maqedonase në Bullgari ka hapur një klub me emrin “Nikolla Vapcarov” që Sofja e quan si provokim, pasi e konsideron si personalitet nga e kaluara historike bullgare.

Hapja e këtyre klubeve ka shkaktuar polemika të shumta jo vetëm mes shoqatave e historianëve, por edhe mes institucioneve shtetëror, të cilat i quajnë “provokime” hapjen e tyre.

Hapja e klubeve më së shumti nxiti reagime nga komuniteti hebre, për faktin se pjesëtarët e këtij komuniteti ishin viktima të veprimtarisë fashiste në Maqedoninë e Veriut gjatë Luftës së Dytë Botërore./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit