Ka përfunduar pas 3 orësh mbledhja e Kryesisë së grupit të Enkelejd Alibeajt që po zhvillohej në degën e PD-së nr.7 në Tiranë. Pas mbledhjes, Alibeaj tha se Kryesia mbështet qëndrimin e grupit të Alibeajt për negociatat me grupin e Berishës. Kujtojmë se negociatat mes dy grupimeve në PD dështuan.
Në një prononcim për mediat, Alibeaj u shpreh se të premten në orën 3 do të zhvillohet një tjetër mbledhje Kryesie së bashku me Kolegjin e Kryetarëve në funksion të riorganizimit për zgjedhjet lokale.
‘Mbledhja sot, 3 orë. Nuk mjaftonin. u bë kohë që nuk është mbledhur Kryesia e PD-së. Ishte një mbledhje informuese. Për atë qëndrim që mbajti grupi parlamentar. Kryesia mbajti një qëndrim unanim për mbështetjen e qëndrimit të grupit parlamentar. Mbështetje të qëndrimeve të zotit Bardhi për bisedimet me Palokën. Kryesia e mbështeti, por tashmë ne do ecim me riorganizimin për zgjedhjet lokale. Ditën e premte, në orën 3 do kemi sërish mbledhjen e Kryesisë së bashku me Kolegjin e kryetarëve në funksion të riorganizimit për zgjedhjet lokale.’, tha Alibeaj.
Mblidhet Kryesia e grupit të Alibeajt, ja anëtarët e pranishëm në mbledhje
Në mbledhjen e kryesisë së PD, të thirrur nga negociatori i grupit të Enkelejd Alibeajt, Gazment Bardhi morën pjesë 18 anëtarë. Qëllimi i mbledhjes janë diskutimet lidhur me dështimin e negociatave me palën e Sali Berishën.
Anëtarët e pranishëm në mbledhje: Xhemal Gjunkshi, Taulanta Jupi, Indrit Sefa, Gazment Bardhi, Taulant Zeneli, Fitim Zekthi, Orjola Pampuri, Endri Hasa, Juela Hamati, Gazment Koduzi, Enkeljed Alibeaj, Jonila Godole, Roland Bejko dhe Kreshnik Çollaku. Mbledhja mbahet nNë zyrën e degës nr.7 të PD.
Ky takim vjen një ditë pasi negociatat mes grupit të Berishës dhe grupit të Alibeajt në PD për të dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore, dështuan, ndërsa dy grupimet janë më të përçara se kurrë.