Sharon Stone ka zbuluar se kishte një tumor që duhej hequr. Gjithashtu ajo ka zbuluar se fillimisht ishte diagnostikuar gabim nga mjekët.
“Sapo zbulova se kisha një tjetër diagnozë të gabuar dhe një procedurë të gabuar.“, tha aktorja.
Më tej, ajo shpjegoi se pas një ndërhyrjeje që kreu, dhimbjet nuk po qetësoheshin. Për këtë arsye, kreu një konsultë të dytë, ku dhe mori vesh se kishte një tumor fibroid që duhet hequr. “Gratë në veçanti: mos jini të pasigurta, merrni një mendim të dytë. Kjo mund t’ju shpëtojë jetën.”, shtoi ajo.
Kjo nuk është hera e parë që fituesja i “Golden Globe” ka kaluar probleme shëndetësore. Vitin e kaluar, ajo zbuloi në kujtimet e saj “The Beauty of Living Twice” se në vitin 2001 mjekëve iu desh të hiqnin tumoret beninje nga trupi i saj që ishin “gjigantë, më të mëdhenj se vetëm gjoksi i saj”.