Në kuadër të shifrave të mëdha të emigrantëve shqiptar që kërkojnë azil në Britani të Madhe, qeveria e këtij vendi po harton një plan për ti dëbuar azilkërkuesit menjëherë sapo ata mbërrijnë.
Një gjë e tillë do të shmangte humbjen e kohës për ata që refuzojnë azilin, për të cilën do të duhet të dërgohen në Ruanda.
Aktualisht, procesi ligjor nënkupton që këta emigrantë duhet të vendosen në hotele me një kosto të madhe për taksapaguesit, sepse ato mund të mbahen vetëm për një kohë të shkurtër në qendrat e mbërritjes së emigrantëve.
Gjithashtu një tjetër propozim që po shqyrtohet është një ashpërsim i “Aktit të Skllavërisë Moderne,” ndyshe trafikimit të tyre.